Analisti politik, Ylli Hoxha, ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka pasur Bedri Hamzën më shumë si administrator sesa si lider, duke mos ia respektuar plotësisht lidershipin.
Duke komentuar dorëheqjen e Hamzës në emisionin Debat Plus, Hoxha tha se PDK-ja duhet të vendosë nëse dëshiron të krijojë një lider që do ta udhëheqë partinë në përballjen politike me kryeministrin Albin Kurti, apo të vazhdojë me një figurë që kryesisht shërben për ta mbajtur partinë të bashkuar.
Sipas tij, Hamza nuk ishte lider i dobët, por kapaciteti i tij për të krijuar kohezion dhe për ta mbajtur partinë të bashkuar duket se ka qenë më i vlerësuar sesa lidershipi i tij politik.
“Unë nuk konsideroj që Hamza ishte lider i dobët”, tha Hoxha.

