Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha është pritur në takim nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, e cila përfshin Kishën Katolike në Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, ku i njëjti ka shprehur përkrahjen e komunitetit katolik për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.
Në këtë takim, Hoxha tha se mbështetja që po merr Marshi edhe nga bashkësitë fetare është dëshmi se kjo kauzë është mbi politikën ditore.
Ndërkaq, Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji tha se drejtësia duhet të jetë e pavarur, e drejtë dhe në shërbim të së vërtetës.
