Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti: Osmani i qëndroi besnike Kurtit gjatë gjithë mandatit, u prishën kur ai nuk e propozoi për presidente

GD
Gazeta Demos11 mars 2026 në 18:17
Hoti: Osmani i qëndroi besnike Kurtit gjatë gjithë mandatit, u prishën kur ai nuk e propozoi për presidente

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar është presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka bërë me dije se shefja e shtetit për 5 vite i qëndroi besnike shefit të qeverisë, duke mos e kundërshtuar për asgjë.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Hoti ka thënë se vet Osmani e ka konfirmuar se ka qenë në agjendën politike të Kurtit.

“ Unë e njoh politikisht se si vepron, unë shpresoj që me deklarimet e fundit e kanë parë të gjithë qytetarët modelin politik që ajo i ka ofruar vendit. Në intervistë, ajo tha që i ka qëndruar besnike në gjithçka që ka kërkuar Kurti, ia ka dhënë edhe datën e zgjedhjeve. Dhe ky në fund nuk e ka propozua. Është shpërfaqje e një karakteri politik që nuk i duhet vendit. Ajo ka vërtetuar se ka qenë në shkelje kushtetuese gjatë gjithë kohës sa ka qëndruar në atë zyrë. Sepse Kushtetuta kërkon mbikëqyrje të rendit kushtetuese ”, ka thënë Hoti.

Ai ka bërë me dije se Osmani i ka konfirmuar dyshimet e opozitës.

“ Me këto veprime kjo e ka bërë të qartë që ka qenë në shërbim të agjendës politike të Kurtit. Në këtë e kemi thënë gjatë gjithë kohës dhe tani ajo e vërtetoi me gojë të vet këtë çështje ”, është shprehur Osmani.

I pyetur për mundësinë e rikthimin të Osmanit në LDK-së, ai është shprehur skeptik.

Ish-kryeministri i Kosovës ka treguar për dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës dyshja Kurti-Osmani.

Duke folur për bisedimet e partive politike për zgjedhjen e një presidenti konsensual, ai ka theksuar se Kurti ka mashtruar partitë parlamentare.

“ Mendoj se mënyra se si janë zhvilluar këto negociata kanë qenë lojë dhe kalkulim i Kurtit. Ndërkohë që takohej me përfaqësuesi e partive politike parlamentare, në të njëjtën kohë ai bisedonte me kandidat të tjerë ”, është shprehur Hoti.

Sipas tij, Kurti nuk ka qenë i interesuar për të zgjedhur një president konsensual.

Deputeti i LDK-së ka treguar pse Albin Kurti po shkakton kriza dhe po e dërgon vendin drejt zgjedhjeve të treta.

Ai ka bërë me dije se lideri i VV-së po dëshiron të iu ik obligimeve ndërkombëtare që ka marrë në procesin e dialogut me Serbinë.

“ Ky e din çka ka nënshkrua në Bruksel dhe në aneksin e Ohrit. Janë dy marrëveshje qartësisht antikushtetuese dhe në dem të shtetit të Kosovës. Ky tenton të iu ik atyre ”, ka thënë ai.

avdullah hoti

Më shumë nga Lajme

  • 20:50Vjen reagimi i parë për ofertën e LDK-së: Duhet përshëndetur, nëse s’ka hile
  • 20:41Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër
  • 20:34Ardian Gjini e përshendet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin
  • 20:34“Boll ma me filma”, Mustafa: Themelojeni Kuvendin e Qeverinë, bashkë e votojmë presidentin jopartiak
  • 20:29Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta