Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti: Osmani e Kurti nuk e kanë hallin e qytetarëve, por si ta ruajnë pushtetin

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2025 në 14:46
Hoti: Osmani e Kurti nuk e kanë hallin e qytetarëve, por si ta ruajnë pushtetin

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka adresur kritika në drejtim të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyr, Albin Kurti, duke thënë se nuk e kanë hallin e qytetarëve, por halli i tyre është si të ruajnë pushtetin.

Ai tutje thotë se Osmani e Kurti janë politikanë që mbijetojnë në politikë vetëm përmes krizave.

Kjo kritikë e Hotit ndaj tyre vije pasi që ka njoftuar se deputetët kanë pranuar në adresat zyrtare Projektligjin për buxhetin e vitit 2026, i cili sipas tij është miratuar nga Qeveria në detyrë, çka thotë se do të duhej të reagonte presidentja Osmani.

Postimi i tij i plotë:

Dje, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pranuar në adresat zyrtare Projektligjin për buxhetin e vitit 2026, i cili është miratuar nga Qeveria në detyrë dhe kundërligjshëm është dorëzuar në Kuvend. Kryetari i Kuvendit është bërë pjesë e shkeljeve ligjore duke e shpërndarë atë tek deputetët.

Ky veprim përbën tejkalim të autorizimeve ligjore që ka Qeveria në detyrë. Në të kaluarën, ka pasur raste kur Qeveria në detyrë e ka përgatitur projektbuxhetin, por dorëzimi në Kuvend është bërë vetëm nga Qeveria e zgjedhur nga Kuvendi.

Shkelja tjetër ligjore është se Projektligji i prezantuar në mbledhje të Qeverisë është bërë nga një deputet dhe u dorëzua në Kuvend nga një deputet tjetër, të cilët sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme janë duke i mbajtur kundërligjshëm pozitat e ministrit dhe kryeministrit.

Nuk e kuptoj se çfarë duhet të ndodhë tjetër që të shohim veprime institucionale, të bazuara në ligje, të organeve të sundimit të ligjit për të parandaluar këto shkelje ligjore dhe abuzime me resurset publike.

Sigurisht se nuk pres reagimin e të parës së shtetit për të ndaluar funksionimin qartësisht jo kushtetues të Qeverisë në detyrë. Ajo ka qenë në vazhdimësi në linjë me shkelësit e kushtetutës dhe ligjeve.

As ajo dhe as Kurti nuk e kanë hallin e qytetarëve. Halli i tyre është si të ruajnë pushtetin, të cilin fatkeqësisht po e mbajnë duke prodhuar kriza në shkelje të ligjit e kushtetutës. Këta janë politikanë që mbijetojnë në politikë vetëm përmes krizave. Nuk dinë dhe nuk mund të mbijetojnë politikisht në situata të normalitetit politik, pasi situatat normale politike nuk i pranojnë mashtruesit.

avdullah hoti

Më shumë nga Lajme

  • 23:31Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive
  • 22:52Hadërgjonaj mbështet Bekim Sejdiun për president: Personalitet me vlera tradicionale e kombëtare
  • 22:44E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar
  • 22:28Ramiz Lladrovci: Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten
  • 22:25Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së