Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti miraton dy udhëzime për shërbimet sociale dhe familjare

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 19:09
Hoti miraton dy udhëzime për shërbimet sociale dhe familjare

Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka nënshkruar dy udhëzime administrative në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Ai ka theksuar se bëhet fjalë për Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kushteve minimale për themelimin e institucioneve të shërbimeve sociale dhe Udhëzimin Administrativ për procedurën e dhënies, përsëritjes, pezullimit dhe marrjes së licencës për ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare.

Sipas tij, këto udhëzime vendosin rregulla më të qarta për themelimin dhe funksionimin e institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe institucioneve private që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

Hoti ka bërë me dije se miratimi i tyre përbën një hap të rëndësishëm në zbatimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, si dhe në garantimin e shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe me standarde të njëjta për qytetarët.

“Me këto udhëzime vendosen rregulla më të qarta për themelimin dhe funksionimin e institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe institucioneve private që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe në garantimin e shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe me standarde të njëjta për qytetarët”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Andin Hoti

Më shumë nga Lajme

  • 11:11Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë
  • 10:48Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen
  • 10:36Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë në vendin e tij
  • 10:11Gërxhaliu: Kosova rrezikon të mbetet e varur nga ndihmat sociale
  • 09:58Shqetësoi ish-bashkëshorten, burri përfundon në mbajtje në Leposaviq