Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti: LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci

GD
Gazeta Demos9 maj 2026 në 15:27
Hoti: LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci

Avdullah Hoti është deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale pasi nuk ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike që u mbajt sot.

Ai njëherësh ka falënderuar degën e këtij subjekti politik në Rahovec për besimin që i ka dhënë që të jetë kandidat për deputet.

“Falënderoj Degën e LDK-së në Rahovec për besimin që edhe njëherë të jem kandidat për Deputet.

Ky vlerësim është përgjegjësi dhe obligim për të vazhduar rrugën politike me dinjitet, përkushtim dhe besnikëri ndaj frymës rugoviane dhe vlerave të LDK-së.

LDK ka qenë dhe do të mbetet më e madhe se secili individ. Emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci, shtetndërtim dhe orientim perëndimor. Asnjë individ nuk mund të jetë mbi LDK-në, sepse forca e saj buron nga struktura, anëtarësia dhe historia e saj e lavdishme.

Sot më shumë se kurrë kërkohet mobilizim i plotë për ta ndalur degradimin institucional dhe mendësinë autoritare që po tentohet t’i imponohet Republikës sonë. Kosova nuk ka nevojë për pushtet absolut, propagandë dhe mentalitet komunist që e sheh shtetin si pronë partie. Ka nevojë për demokraci, partneritet me aleatët dhe rikthim të normalitetit politik.

Prandaj, bashkë dhe me vendosmëri, do të angazhohemi për ta rikthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe për ta rrëzuar këtë logjikë përçarëse e autokratike që përfaqëson kryeministri në ikje”, tha Hoti.

Më shumë nga Lajme

  • 18:38Zelensky s’e njeh Kosovën, Bilalli: Kosova e Shqipëria s’duhet të rrinë duarkryq në diplomaci
  • 18:18Detaje nga vrasja në Korçë: 20-vjeçari u vra nga shoku i tij, autori me precedentë penalë
  • 18:13​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
  • 18:06Selmanaj dhe Gashi kritikojnë bllokadën institucionale: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër betejë mes nesh
  • 17:42Raportohet se janë gjetur mbetje mortore të 11 trupave në Kalludër