Avdullah Hoti ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ku ndonëse LDK-ja doli e treta, ai pati një rezultat më të mirë personal.
“Ky besim, më i madh se në zgjedhjet e shkurtit 2025, nuk është vetëm mbështetje personale – është obligim për tu angazhuar krahas gjithë kolegëve të LDK-së në fuqizimin dhe ringritjen e shtëpisë tonë politike”, deklaroi Hoti në Facebook.
“Ky besim dëshmon se anëtarësia dhe elektorati i LDK-së kërkojnë forcim të vlerave themeltare mbi të cilat kjo parti është ndërtuar: demokracinë e brendshme, guximin politik, vizionin shtetformues dhe orientimin e palëkundur euro-atlantik. Këto vlera nuk janë kujtim i së kaluarës – ato janë domosdoshmëri për të ardhmen dhe për kthimin e LDK-së në vendin që i takon: në ballë të proceseve demokratike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës”.
Hoti adresoi rezultatin e përgjithshëm të LDK-së dhe tha se kjo parti ka nevojë të kthejë besimin e anëtarësisë dhe qytetarëve.
