Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti: Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht dhe të obligojë Qeveria të veprojë, askush nuk mund ta kriminalizojë luftën e popullit të Kosovës

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 10:00
Hoti: Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht dhe të obligojë Qeveria të veprojë, askush nuk mund ta kriminalizojë luftën e popullit të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, shkruan GazetaDemos.

Hoti tha se megjithëse sot është dita e gjashtë e protestave pas aktgjykimit të shkallës së parë ende nuk është mbledhur Kuvendi i Kosovës për të debatuar dhe shprehur qëndrimet e Grupeve Parlamentare dhe të Qeverisë ndaj këtyre zhvillimeve.

"Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë një rezolutë të re për angazhimin shtetëror të Republikës së Kosovës gjatë procesit të shqyrtimit në shkallën e dytë. Para se gjithash, Kuvendi duhet ta bëjë të qartë: askush nuk mund ta kriminalizojë luftën e popullit të Kosovës për mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe për liri", shkruan Hoti.

Postimi i plotë:

Sot është dita e gjashtë e protestave pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK.

Megjithatë, ende nuk është mbledhur Kuvendi i Kosovës për të debatuar dhe shprehur qëndrimet e Grupeve Parlamentare dhe të Qeverisë ndaj këtyre zhvillimeve.

Duke respektuar plotësisht pavarësinë e sistemit gjyqësor, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria duhet të kenë qëndrim institucional ndaj këtij aktgjykimi, i cili është i shkallës së parë dhe, rrjedhimisht, nuk është përfundimtar.

Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë një rezolutë të re për angazhimin shtetëror të Republikës së Kosovës gjatë procesit të shqyrtimit në shkallën e dytë.

Para se gjithash, Kuvendi duhet ta bëjë të qartë: askush nuk mund ta kriminalizojë luftën e popullit të Kosovës për mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe për liri.

Kuvendi duhet të kërkojë nga Qeveria mobilizim të plotë diplomatik me aleatët ndërkombëtarë që kanë kërkuar dhe mbështetur themelimin e Dhomave të Specializuara, në mënyrë shqyrtimi në shkallën e dytë të jetë gjithëpërfshirës dhe të respektojë plotësisht standardet e drejtësisë.

Populli i Kosovës nuk është duke heshtur. Ai po proteston natë e ditë në sheshin e Prishtinës. Nuk duhet të heshtin as institucionet që kanë mandat të kujdesen për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e çdo akti që lëshohen NË EMËR TË POPULLIT TË KOSOVËS.

Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht dhe të obligojë Qeveria të veprojë. Shteti i Kosovës duhe të flasë qartë dhe me një zë në mbrojtje të dinjitetin e luftës çlirimtare dhe interesin shtetëror të Kosovës, duke respektuar njëkohësisht pavarësinë e drejtësisë.

Ky është moment për përgjegjësi institucionale, unitet dhe veprim të koordinuar shtetëror.

kosovëskuvendiduhet

Të ngjashme

Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

10:19
Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

08:40
Arifi: Rusia, Serbia e të gjitha vendet që kanë “problem” me shtetin e Kosovës, do ta përdorin aktgjykimin e Speciales

Arifi: Rusia, Serbia e të gjitha vendet që kanë “problem” me shtetin e Kosovës, do ta përdorin aktgjykimin e Speciales

08:25
A mund të goditet pavarësia e Kosovës pas vendimit në Hagë? Hoxhaj: Caku i radhës do të jetë shteti i Kosovës

A mund të goditet pavarësia e Kosovës pas vendimit në Hagë? Hoxhaj: Caku i radhës do të jetë shteti i Kosovës

08:14

Më shumë nga Lajme

  • 10:53Gjykata cakton seancën ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte, i kërkohet të dorëzohet
  • 10:52Për një javë në Ferizaj, pezullohen 20 patentëshoferë për shkelje të rënda në trafik
  • 10:40PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme
  • 10:17Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan
  • 10:17Rama publikon foto të kryeqytetit të “mbuluar” me flamuj të UÇK-së: Prishtina më e bukur se kurrë