Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti: Kurti po e përdor policinë për t’i shkëputur bizneset nga energjia që prodhohet me thëngjillin e Kosovës

GD
Gazeta Demos16 gusht 2025 në 19:56
Hoti: Kurti po e përdor policinë për t’i shkëputur bizneset nga energjia që prodhohet me thëngjillin e Kosovës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për menaxhimin e dobët të sektorit energjetik.

Në një postim në Facebook, Hoti ka përmendur disa vendime të qeverisë aktuale që sipas tij e kanë sjellë vendin në krizë. Ai ka thënë se kryeministri ka kundërshtuar dhe anuluar ndërtimin e termocentralit të ri, nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri energjetik dhe ka anuluar projektin e gazit që ishte paraparë me Marrëveshjen e Uashingtonit.

“Sot, ky kryeministër përdor policinë për t’i shkëputur bizneset nga energjia që prodhohet me thëngjillin e Kosovës. Pse gjithë ky entuziazëm për t’i detyruar bizneset të blejnë energji disa herë më shtrenjtë, pa pasur kushte për treg të hapur dhe konkurrues?!”, ka shkruar Hoti.

Ai ka ngritur pyetjen se si u arrit që situata të përkeqësohej deri në këtë pikë, duke lënë bizneset në mëshirë të çmimeve të larta dhe pa siguri energjetike.

Më shumë nga Lajme

  • 23:36Masa kufizuese për protestuesit, Balla: Po diskutohen nga qeveria, pritet që nesër të komunikohen
  • 23:16Don Xhoni me thirrje për institucionet dhe studentët në Shqipëri
  • 22:49Artan Hoxha reagon ashpër ndaj Ramës: Nuk ka polic që e jep jetën për Ramën
  • 22:49“Kryeministër që e shfrytëzon këtë kohë për ta zhvatur pronën shqiptare” Deputeti Redi Muçi
  • 22:41Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët