Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur standard, Abdixhiku e ka promovuar

GD
Gazeta Demos15 janar 2026 në 20:12
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur standard, Abdixhiku e ka promovuar

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor askush nuk mund ta mohojë se LDK-së i nevojitet lidership i ri.

Ai ka thënë se më 2021, LDK e ka vendosur një standard, në rast të dorëheqjes nga kryetari LDK-së, njoftohet partia dhe zgjidhet kryetari ri.

Hoti thotë se çdo devijim nga kjo procedurë statutare është tendencë për ta shtyrë, relativizuar ose deformuar përgjegjësinë politike të lidershipit të LDK-së.

Postimi i plotë:

Në këtë moment të ndjeshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës, angazhimi im dhe thirrja ime është për unitet dhe reflektim të përbashkët për rrugën përpara. Secili prej nesh që mban përgjegjësi politike ka detyrimin të mos qëndrojë anash proceseve vendimtare për të ardhmen e LDK-së. Vetëm me qetësi, pjekuri politike dhe gjithëpërfshirje mund ta rikthejmë besimin e qytetarëve dhe ta kthejmë LDK-në në shërbim të Kosovës.

Statuti i LDK-së është i qartë. Në rast dorëheqjeje të Kryetarit të LDK-së, Kuvendi i LDK-së thirret për t’u njoftuar zyrtarisht për këtë dorëheqje. Pas këtij akti të njoftimit, Kuvendi e zgjedh Kryetarin e ri të LDK-së. Kaq. Kështu ka ndodhur në vitin 2021. Çdo devijim nga kjo procedurë statutare është tendencë për ta shtyrë, relativizuar ose deformuar përgjegjësinë politike të lidershipit të LDK-së.

Standardi i dorëheqjes pas rezultatit të dobët zgjedhor është vendosur në vitin 2021. Ky standard është përqafuar dhe promovuar me këmbëngulje nga vetë z. Abdixhiku. Prandaj, çdo përpjekje për ta shmangur sot këtë standard është në kundërshtim të hapur me parimet që vetë lidershipi aktual i ka shpallur si vlera udhëheqëse.

Pas rezultatit tejet të dobët të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, askush nuk mund ta mohojë se LDK-së i nevojitet lidership i ri dhe, më pas, riorganizim në të gjitha nivelet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Besimi i qytetarëve në LDK është dëmtuar dhe ai nuk mund të rikthehet pa një akt të qartë përgjegjësie dhe pa një proces të sinqertë reformimi.

LDK-ja ka potencial të jashtëzakonshëm politik, njerëzor dhe programor. Ky potencial duhet të vihet në shërbim të interesave të shtetit dhe të qytetarëve përmes një reformimi të thellë, gjithëpërfshirës, transparent dhe statutar.

Për këtë arsye, në takimin konsultativ të para dy ditëve kam paralajmëruar qartë se, nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i takon dhe nuk hapet rruga për një reformim të tillë, do të pasojë dorëheqja ime nga organet drejtuese të LDK-së. Ky nuk është akt emocional, por një qëndrim politik parimor në mbrojtje të statutit, standardeve dhe identitetit politik të LDK-së. Të gjithë ne që kemi përgjegjësi politike para elektoratit të LDK-së kemi për obligim të sigurojmë një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe statutar të zgjedhjes së lidershipit të ri të LDK-së. Secili nga ne, përfshirë anëtarët e Kryesisë, të Këshillit të Përgjithshëm, kryetarët e degëve dhe delegatët e Kuvendit të LDK-së, kemi përgjegjësi për t’i dhënë LDK-së drejtimin e duhur

Më shumë nga Lajme

  • 18:55E dhimbshme, dy javë në koma pas aksidentit, vdes i riu nga Klina
  • 18:38Deputetja shqiptare kundër konsullatës serbe në Shkodër: Nuk mund të relativizohet krimi në Ballkan
  • 18:27Nesër zbulohet lapidari i Trumf Rizës
  • 18:20Donjetën e artë Kurti e pret në takim: Fitoren në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë, sepse është historike
  • 18:18Kurti kërkon zhbllokimin e 2.1 milionë eurove për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut