Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka deklaruar se nesër Kuvendi hyn në dy ditët vendimtare për zgjedhjen e Presidentit të ri .

Ai ka theksuar se këto seanca do të përcaktojnë nëse vendi do të ketë president të ri apo nëse mandati do t’u kthehet sërish qytetarëve përmes zgjedhjeve.

“E diel e këndshme në Prizren. Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë vendit Presidentin e ri ose për ta kthyer mandatin sërish te qytetarët”, shkruan Hoti në Facebook