Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti: Dje, situata me rrymë në Rahovec ka qenë e rënduar, situatë e njëjtë, me gjasë, është edhe në rajone të tjera

GD
Gazeta Demos21 dhjetor 2025 në 11:21
Hoti: Dje, situata me rrymë në Rahovec ka qenë e rënduar, situatë e njëjtë, me gjasë, është edhe në rajone të tjera

Kandidati për deputet i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se dje situata me energjinë në shumë fshatra dhe në qytetin e Rahovecit ka qenë rënduar.

“Dje, situata me energjinë elektrike në shumë fshatra të Rahovecit dhe në qytet ka qenë e rënduar. Me orë të tëra nuk ka pasur furnizim. Situatë e njëjtë, me gjasë, është edhe në rajone të tjera. E kemi ngritur në vazhdimësi këtë problem, por situata nuk po përmirësohet. Papërgjegjësi totale. Menaxhimi i situatës nga ana e KEDS-it është i papranueshëm.”

Ai ka shtuar se pasiguria e furnizimit me energji elektrike çrregullon çdo planifikim familjar për festat e fundit të vitit.

“Bizneset detyrohen të ndërpresin punën apo të punojnë me kosto të rritura.”

Ai ka thënë se vitet e fundit sektori i energjisë është menaxhuar tmerrësisht keq.

“Fatkeqësisht, gjithë këto vite sektori i energjisë është menaxhuar tmerrësisht keq. Pesë vite pa asnjë kapacitet të ri energjetik. Projektet e iniciuara në qeveritë paraprake janë ndërprerë, duke krijuar terren për import enorm të energjisë elektrike.”

Më shumë nga Lajme

  • 16:22Albin Kurti shihet në Aeroportin e Vjenës, pritet të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-së
  • 16:10Nis ceremonia e varrimit të Flora Brovinës, familja pret mysafirët
  • 15:54Behrami: EULEX-i është “dora e zgjatur” e Gjykatës Speciale, duhet t’i jepet fund mandatit të tij urgjentisht
  • 15:46Peci e mbron Gërvallën pas kërkesave për shkarkimin e saj
  • 15:45Protestë tjetër sonte në Prishtinë, me moton “Jo në emrin tim”, njoftimin e shpërndan edhe Endrit Thaçi