Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Historiani nga Zagrebi shpalos shkrimin e Thaçit nga viti 92, tregon qysh kishte thellësi politike

GD
Gazeta Demos23 shtator 2025 në 19:24
Historiani nga Zagrebi shpalos shkrimin e Thaçit nga viti 92, tregon qysh kishte thellësi politike

Historiani nga Universiteti i Zagrebit, Besim Qeriqi, ndau me publikun një shkrim të vjetër të Hashim Thaçit nga viti i largët 1992, kur atëbotë shkruante për rënien e heroit Afrim Zhitia dhe bashkëveprimtarëve të tij.

​I shkruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 1992, kur asokohe ishte vetëm 24 vjeç, shkrimi përqendrohet te figura emblematike e Afrim Zhitisë dhe bashkëveprimtarëve të tij, Fahri Fazliut dhe Fadil Vatës.

“Përtej vlerës historike dhe përkujtimore, shkrimi përmban një dimension të thellë politik e kombëtar, përmes të cilit Thaçi synon të frymëzojë bashkëveprimtarët për të vazhduar përpjekjet drejt lirisë, në mënyrë që idealet e shokëve të tyre të rënë të jetësohen”, tha historiani Qeriqi për shkrimin e Thaçit.

Qeriqi, i cili është doktor i shkencës së historisë në Universitetin e Zagrebit, tha se ky shkrim dëshmon angazhimin e madh të Thaçit në lirinë e Kosovës.

“Megjithatë, situata ishte krejt ndryshe 33 vjet më parë, kur është shkruar ky shkrim. Fare pak njerëz kishin njohuri për arsyet e burgosjes dhe veprimtarinë e tyre të fshehtë. Në këtë kontekst, publikimi i këtij shkrimi nga Thaçi, i përfshirë prej kohësh në lëvizjen ilegale, dëshmon angazhimin e tij të dyfishtë si intelektual dhe si veprimtar i çështjes kombëtare”, shkroi Qeriqi në fund

Zagreb

Më shumë nga Lajme

  • 14:04Tahiri: Projektligji për Specialen të votohet edhe në lexim të dytë - UÇK është e të gjithëve
  • 13:37Driton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të ZRRE-së, kryeshefi i deritashëm humbi garën në Kuvend
  • 13:35Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në
  • 13:14Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?
  • 12:37Blindohet me policë nga brenda Kuvendi, deputetët e VV-së detyrohen të porosisin pica nga jashtë