Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hill: Kurti duhet të punojë më shumë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit e palës tjetër, ekziston perceptimi që Kosova s’po punon me SHBA-në

GD
Gazeta Demos9 dhjetor 2025 në 16:01
Hill: Kurti duhet të punojë më shumë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit e palës tjetër, ekziston perceptimi që Kosova s’po punon me SHBA-në

Diplomati amerikan, Christopher Hill, në një intervistë për Euronews Albania është pyetur edhe për kritikat e tij që i ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Hill duke folur për përvojën e tij të madhe në negociata, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dëgjosh personin tjetër që po e jep opinionin e tij.

Ish-ambasadori amerikan në Beograd ka thënë se Kurti duhet të punojë më shumë në vështrimin e qëndrimit të palës tjetër.

“Z. Kurti duhet të bëjë një punë më të mirë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit se si ana tjetër i sheh gjërat”, ka thënë Hill.

Sa i përket raportit aktual në mes të SHBA-së dhe Kosovës, Hill ka thënë se është një perceptim që Kosova s’është duke punuar me Amerikën dhe se kur një perceptim i tillë ekziston është shumë e vështirë të ndryshohet.

“Aktualisht Është një perceptim që Kosova s’është duke punuar me ne dhe se është shumë e vështirë për të ndryshuar një perceptim të tillë kur ai ekziston”, ka thënë tutje Hill.

“Mendoj se ka mungesë besimi, ka mungesë të modeleve të bashkëpunimit dhe ka mungesë të të kuptuarit se cili është problemi. Kryeministri Kurti nuk ka menduar se populli serb do të ketë një agjendë komplet të vetën, në mënyrë që të largohen komplet nga Kosova dhe të ndryshojnë kufijtë ndërkombëtar, ose çka ne nënkuptojmë si kufij ndërkombëtar. Mendoj se ka mungesë besimi aty”, ka shtuar tutje diplomati amerikan.

Hill ka thënë se Kosova duhet që të vuaj “pasojat” e të qenit shtet i pavarur dhe se s’duhet që të pres nga shtetet e tjera që t’ia menaxhojnë problemet dhe t’iu kërkojë shteteve të tjera që të vendosin sanksione palëve të tjera.

“Duhet të ketë përpjekje më serioze që Kosova të merret me këtë çështje, s’mund të presin nga shtetet e tjera që të menaxhojnë problemet e tyre. Ata donin të ishin të pavarur dhe duhet të vuajnë pasojat e të qenit të pavarur dhe pasojë e kësaj është që të mos shkohsh tek vendet e tjera e t’iu thuash që ne duam ta shtoni presionin dhe të vendosni sanksione palëve të tjera”, ka potencuar Hill.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Shqipëri: 5 vatra aktive, ndërhyrje me helikopterë në disa zona
  • 23:00Peci: Kosova po i afrohet anarkisë, shtatori pritet të jetë i nxehtë
  • 22:49Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
  • 22:44“Takimet LVV-LDK po bëhen për të fituar kohë, vendi shkon në zgjedhje”
  • 22:41Gjykatësi urdhëron hetim për vdekjen e kriminelit Ratko Mladiq, autoritetet holandeze nisin verifikimet