Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hill: Kosova ishte temë e madhe, dëgjova shumë për të kur punoja në Shqipëri, e takova Rugovën në rezidencën e ambasadorit

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2025 në 15:25
Hill: Kosova ishte temë e madhe, dëgjova shumë për të kur punoja në Shqipëri, e takova Rugovën në rezidencën e ambasadorit

Diplomati amerikan, Christopher Hill tha në Gjykatën Speciale në Hagë se Kosova ishte pjesë e përgjegjësisë së punës së tij edhe pas vitit 2000 në Këshillin e Sigurimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha gjatë dëshmisë së tij në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se “Kosova ishte një temë shumë e madhe brenda Ballkanit, shumë e rëndësishme”.

Për situatën në Kosovë, tha se kishte dëgjuar gjatë dy viteve të punës së tij në Shqipëri si ambasador.

“Gjatë dy viteve të punës sime në Shqipëri kam dëgjuar shumë lidhur me situatën në Kosovë. Nuk e kam vizituar personalisht Kosovën deri në maj 1998 kur m’u kërkua që ta merrja përsipër si një përgjegjësi shtesë”, tha ai.

Gjatë Marrëveshjes së Dejtonit, tha se s’ka pasur rast të takohej me përfaqësues të Kosovës.

Hill tha u takua me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova për herë të parë në rezidencën e ambasadorit amerikan 1998.

“Kjo ka qenë biseda ose takimi im i parë me Ibrahim Rugovën”, tha diplomati amerikan.

Më shumë nga Lajme

  • 15:20“Nuk ka mundësi të ketë rënë nga krevati, sepse ishte larg dritares” – Dëshmia e recepsionistes së hotelit në gjykimin ndaj Endrit Nikës
  • 15:20Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj ish komandantit të Repartit Policor në Zveçan, ai ndodhet në paraburgim
  • 15:13IKShPK: 203 raste me fruth në Kosovë, 17 u regjistruan gjatë javës së fundit
  • 14:58Reagon familjari i 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai: Duhej ende të jetoje
  • 14:53Deklarata e Daçiq për flamurin serb në Prizren, reagimi i Berishës: Provokim dhe kërcënim për paqen në rajon