Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen e Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 11:45
Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen e Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nuk e kanë thënë ende asnjë fjalë për ngjarjen tragjike të ndodhur në Lipjan, ku një 27 vjeçar ka vdekur në rrethana të paqarta derisa është arrestuar nga pesë zyrtarë policorë.

Te pesë zyrtarët policorë janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se të pesë policët janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

“E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtar policor për veprën penale ”Vrasje nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”, kanë thënë nga prokuroria në përgjigje.

27 vjeçari nga Lipjani, Agon Zejnullahu, ishte lajmëruar në polici nga disa qytetarë, nën dyshimin se në gjendje të dehur po sulmonte kalimtarët me veturën e tij në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth minutat e para të datës 7 korrik, konkretisht në orën 00:15, kur Zejnullahu dyshohet se po sulmonte me veturë kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Pas thirrjes së qytetarëve, njësitë policore kishin ndërhyrë duke e arrestuar atë. Gjatë ndërhyrjes, Agon Zejnullahu ishte prangosur nga një numër i madh policëve.

Siç Policia raporton, Zejnullahu ka vdekur në vendin e ngjarjes edher përkundër përpjekejve të ekipit mjëkësor.

Për këtë ngjarje, ka raportuar që nga dje ekskluzivisht gazeta Demos.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike