Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: Vendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e LDK-së

GD
Gazeta Demos12 gusht 2025 në 21:54
Haziri: Vendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ai konfirmon se LDK ka pasur të drejtë në qëndrimin e saj.Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Haziri theksoi se kërkesat e LDK-së dhe PDK-së janë bashkuar në procedurë.

“Kërkesat kanë qenë të ndara, edhe LDK-ja e ka dërguar veç, edhe PDK-ja veç, por pastaj i ka bashkuar të dyjat,” tha Haziri.Ai shtoi se vendimi i fundit i Kushtetueses tregon qartë se nuk mund të ndryshohet njëanshëm procedura dhe mënyra e votimit.

“Vendimi i fundit e tregon se kush ka pasur të drejtë. Ne dolëm një parti që ka pasur të drejtë, sepse nuk mund të ndryshohet njëanshëm procedura dhe mënyra e votimit,” u shpreh Haziri.Deputeti i LDK-së theksoi se nuk ka marrë pjesë në një proces që sipas tij shkelte jo vetëm procedurat, por edhe Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Unë si deputet nuk mund të marr pjesë në një procedurë e cila shkel jo vetëm procedurën, por edhe Kushtetutën. Rregullorja e Kuvendit është Kushtetuta e Kuvendit,” tha ai.Haziri u shpreh se tani nuk duhet të ketë debat politik për të përcaktuar kush kishte të drejtë, por vendimi duhet të zbatohet pa diskutim.

“Nuk duhet të luftojmë tash pas vendimit se kush ka pasur të drejtë, sepse askush nuk mund të dëshmojë qasjen politike për drejtësi. Duhet me zbatu vendimin pa diskutim,” tha ai.Sipas tij, LDK ishte e bindur që do të fitonte në këtë rast.

“Ne kemi qenë të bindur që ky vendim do të dilte kështu, sepse LDK nuk e ka humbur asnjëherë asnjë rast në Gjykatën Kushtetuese. Në momentin që e kemi dërguar dokumentin, e kemi ditur që kjo është e fituar,” përfundoi Haziri.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 19:086 deputetë të LDK kundër Sejdiut president, flet Arbërie Nagavci
  • 19:05Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: “Mjaft më me krizë”
  • 19:02Deputeti i LDK, Kujtim Shala kundër ujdisë për Presidentin Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin
  • 19:00Donika Kadaj: Pas bllokadës, Kurti ka legjitimitet të plotë t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë
  • 19:00Egzon Pacolli: Këta janë LDK-ja e vërtetë, që nuk bien pre e kurthit të Kurtit