Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: Trumpi na ka përmendur disa herë, por s’po e dimë qëllimin

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 22:03
Haziri: Trumpi na ka përmendur disa herë, por s’po e dimë qëllimin

Që nga mesi i muajit qershor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka përmendur disa herë se e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës e Serbisë.

Adresimi i tillë i Trumpit, sipas nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, është vetëm një pjesë e informacionit të klasifikuar që është zbardhur.

Por sipas tij nuk dihet qëllimi pse po përmendet Kosova.

Ndërsa, mos përfshirja e ShBA-së në “zgjidhjen” e krizës së thellë politike në vend, sipas Hazirit nuk është pozicion i mirë për Kosovën.

“ShBA-ja nuk po përfshihet, për herë të parë ndoshta është me status neutral, por nuk është pozicioni më i mirë. Puna është që ata janë shumë të zënë me zhvillime tjera, por interesimi për rajonin tonë është konfirmu në disa raste është përmend vazhdimisht. Donald Trump po na përmend po s`po e dimë për çfarë qëllimi, sepse adresimi i tij është në lidhje me informacionin e klasifikum. Se në rastin e parë kur është përmend Kosova është deklasifikuar, është zbardhë e kallxu se informacioni është i klasifikuar. Diçka në këtë raport ka pasur”, tha Haziri në Rubikon.

“Do të doja që Trumpi të na japë vëmendjen që ia kushtoi Chelseat për dy orë”, tha më tej ai, duke iu referuar të ndenjurit në podium të presidentit Trump bashkë me ekipin anglez të futbollit teksa këta po e ngritnin trofeun e Kupës së Botës për Klube, garë kjo që u mbajt në ShBA.

Lutfi Haziri

Më shumë nga Lajme

  • 23:49“Nuk e ka ditë kush është”, Buzhala tregon si iu rekomandua Lumir Abdixhikut emri i Përparim Ramës
  • 23:49Moti nesër, temperaturat deri në 32°C
  • 23:42Shihemi në ‘Prishtina 2030’ – Lojërat Mesdhetare mbyllen me flamurin e Kosovës
  • 23:27Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
  • 22:52Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike