Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: Muaji prill vendos fatin politik të Kosovës – Zgjedhjet e reja mund t’i kushtojnë vendit 8 milionë euro

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 20:27
Haziri: Muaji prill vendos fatin politik të Kosovës – Zgjedhjet e reja mund t’i kushtojnë vendit 8 milionë euro

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se muaji prill do të jetë vendimtar për të ardhmen politike në Kosovë, duke theksuar se ky është momenti që do të tregojë nëse ekziston vullnet për bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike

Haziri thekson se pa një marrëveshje bashkëpunimi nuk mund të ketë rezultat konkret, duke nënvizuar se pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera thelbësore politike dhe jo shenja dobësie.

“Prilli është muaji që do të determinojë nëse ka vullnet politik në Kosovë, nëse ka marrëveshje për bashkëpunim, pa të cilën nuk del rezultati, sepse pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi”, tha ai.Haziri paralajmëroi se në mungesë të pragmatizmit, vendi mund të përballet me dy skenarë, zgjidhje përmes Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ose organizimin e zgjedhjeve të reja, të cilat ai i cilësoi si të kushtueshme rreth 8 milionë euro.

Ndër të tjera ai thekson se vendi nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku sipas tij LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton.“Sa më shumë fiton mbështetje, bëhesh më i përgjegjshëm, sepse duhet ndarë me të tjerët. Në të kundërtën, Kosova, për mungesë pragmatizmi, duhet të zgjedhë përmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese ose zgjedhjeve 8-milionëshe. Ky popull i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton!”, përfundoi Haziri për GazetaBlic.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Aksident me fatalitet në Muhovc të Ferizajt, humb jetën 13-vjeçari
  • 11:06Konstituimi i Kuvendit, Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta
  • 10:57Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e Ibrit, kërcënuese për Kosovën
  • 10:49Behrami: Kurti po e shkel Kushtetutën, do me na marrë në qafë
  • 10:48Haradinaj kujton dëshmorët e rënë në gushtin e vitit 1998: Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre