Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri kërkon bashkëpunim për “marrveshje gjithëpërfashirë”: Skenari i ndarjes së përgjegjesive vjen në fund

GD
Gazeta Demos21 qershor 2026 në 17:45
Haziri kërkon bashkëpunim për “marrveshje gjithëpërfashirë”: Skenari i ndarjes së përgjegjesive vjen në fund

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkëpunim partiak dhe institucional, duke theksuar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për formimin e institucioneve duhet t’i japë fund krizës politike në vend dhe të rikthejë stabilitetin.

Në një postim në Facebook, Haziri tha se Kosova ka nevojë për një agjendë të qartë politike, teksa vendi ndodhet në javën e dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz që po e lodh Republikën!

“Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfashirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund. Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit”, shkroi ai. Haziri ka theksuar se roli i Kosovës si faktor stabiliteti në rajon varet drejtpërdrejt nga stabiliteti i brendshëm politik dhe bashkëpunimi ndërmjet forcave politike në vend.

“Kemi premtu që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektu vlerat demokaratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës. Republika e Kosovës i ‘duron’ zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbetë edhe pa zgjedhje një ditë. Nje njeri dhe nje parti është kauzë e humbur me 17 shkurt! Republika, mbi të gjithë!🇽🇰🇦🇱✌️”, shkroi ai.

Haziri ka falënderuar qytetarët për mbështetjen në zgjedhjet e fundit, veçanërisht votuesit e Anamoravës, për besimin e dhënë ndaj LDK-së dhe përfaqësuesve të saj në Kuvendin e Kosovës.

Para pak ditësh, Haziri hapi derën e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe shpjegoi gjithashtu se çfarë duhet të përbëjë marrëveshja gjithpërfshirëse që po e kërkon LDK-ja.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 13:46Një 34-vjeçar në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë
  • 13:26I riu që konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij
  • 13:21Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete, vendi është pa shef të shtetit
  • 13:21Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës
  • 13:10Kurti thirrje Hamzës e Gjinit: Të takohemi, jam i interesuar për marrëveshje