Albulena Haxhiu, u.d e presidentes, ka folur për formimin e institucioneve, ku ka thënë se së pari duhet të konstituohen kuvendi e të formohet qeveria, pastaj të zgjidhet presidenti.
“Le ta konstituojmë Kuvendin, le ta zgjedhim Qeverinë dhe menjëherë pra, pas konstituimit të Kuvendit, kryetari i ri i Kuvendit ose kryetarja kushdo që të jetë ai apo ajo do të ketë të drejtën kushtetuese ta mandatojë kandidatin për kryeministër të vendit’’, ka thënë ajo.
Haxhiu, për media, tha se, ajo uron që të ketë ‘’konsensus’’ mes subjekteve.
