Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-ve, Anu Prattipati.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend e prioritetet e Kuvendit.
“Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, prioritetet e Kuvendit, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në mbështetje të proceseve demokratike në vend”, thuhet në njoftim.
