Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu reagon pasi Supremja ia refuzoi ankesën: Do të vazhdoj betejën për rinumërimin e votave

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 20:24
Haxhiu reagon pasi Supremja ia refuzoi ankesën: Do të vazhdoj betejën për rinumërimin e votave

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi Gjykata Supreme refuzoi ankesën e tij, me të cilën kishte kërkuar rinumërimin e votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Në një postim publik, Haxhiu tha se e respekton institucionin e Gjykatës Supreme, por se nuk pajtohet me vendimin dhe arsyetimin e saj, duke pretenduar se janë injoruar prova të reja që, sipas tij, dëshmojnë parregullsi në procesin e numërimit.

Ai tha se ankesa e tij ishte mbështetur në Raportin Zyrtar të Sekretariatit të KQZ-së për rinumërimin e 185 vendvotimeve, për të cilin pretendon se ka evidentuar gabime në 38 komuna dhe një ndryshim prej 10.71 për qind të votave të PDK-së në 5,201 vota të rinumëruara.

Sipas Haxhiut, gabimet nuk kanë qenë të izoluara, por të përhapura në të gjitha komunat ku është bërë rinumërimi, me përqindje që, sipas tij, variojnë nga 6.05 deri në 24.89 për qind.

Ai po ashtu akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk i ka vënë në dispozicion të gjitha të dhënat për ndryshimet e votave për secilin kandidat, duke thënë se kjo ka cenuar barazinë procedurale.

Haxhiu theksoi se diferenca mes tij dhe kandidatit të fundit që fitoi mandat nga PDK-ja është 102 vota, duke argumentuar se në një listë të hapur edhe ndryshimet e vogla në votat preferenciale mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare të kandidatëve.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Supreme krijon një precedent të rrezikshëm dhe cenon besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

“Unë do të vazhdoj të luftoj për të drejtën time kushtetuese, por mbi të gjitha, për të drejtën e çdo qytetari që vota e tij të numërohet saktë dhe me ndershmëri”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund të reagimit, ai falënderoi mbi 20 mijë votuesit që e mbështetën në zgjedhjet e 7 qershorit dhe kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç u shpreh ai, “lojëra politike” dhe “manipulim me vullnetin e qytetarëve”.

“Besoj në vetëdijen qytetare për ndryshim, që në vazhdën e lojërave politike të Albin Kurtit, t’i thonë stop manipulimit me vullnetin e qytetarëve”, u shpreh në fund ish-deputeti Bekim Haxhiu

PDK

Të ngjashme

Pritjet e gjata të mërgimtarëve, Çitaku: Ata kanë nevojë për një shtet që vepron

Pritjet e gjata të mërgimtarëve, Çitaku: Ata kanë nevojë për një shtet që vepron

19:38
Musliu me thirrje për shtetin: DILNI ZOT MERGATËS!

Musliu me thirrje për shtetin: DILNI ZOT MERGATËS!

22:33

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë