Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu për marrëveshjen VV-LDK: E konsideroj se ende ekziston, nuk e kuptoj kundërshtimin e gjashtë deputetëve

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 20:43
Haxhiu për marrëveshjen VV-LDK: E konsideroj se ende ekziston, nuk e kuptoj kundërshtimin e gjashtë deputetëve

U.D Presidentja Haxhiu, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin konsensual për president.Haxhiu ka thënë se e ka përshëndetur marrëveshjen për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut, duke theksuar se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet t’i takojë vetëm një apo dy partive politike.

“Siç e dini, dje u arrit një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për emrin e profesor doktor Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president. Si UD, e kam përshëndetur këtë vendim”, tha Haxhiu.Ajo ka vlerësuar se do të ishte e rëndësishme që në takimet për këtë çështje të merrnin pjesë edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ka qenë shumë me rëndësi që edhe PDK-ja dhe AAK-ja të merrnin pjesë në takime për këtë çështje, sepse çështja e presidentit nuk i takon një ose dy partive politike. Duhet që dy të tretat e deputetëve të marrin pjesë”, u shpreh ajo.Sipas Haxhiut, pavarësisht bojkotimit të takimeve nga PDK-ja dhe AAK-ja, negociatat mes VV-së dhe LDK-së kanë vazhduar dhe marrëveshja për kandidatin presidencial, sipas saj, ende ekziston.

“E konsideroj që marrëveshja ende ekziston. Siç ndodh kudo, kur ka negociata, ato udhëhiqen nga liderët. Në rastin konkret ne e patëm Kurtin, në anën tjetër Abdixhikun, Osmanin dhe Lutfi Hazirin”, deklaroi Haxhiu.Ajo ka thënë se pas këtyre negociatave, palët kanë arritur një marrëveshje për kandidatin për president, duke vlerësuar edhe figurën e Bekim Sejdiut.

“Pas këtyre negociatave, janë konsideruar si negociata që kanë çuar drejt një marrëveshjeje për një president. E çmoj figurën e tij”, tha Haxhiu.Duke komentuar qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë dalë kundër propozimit, Haxhiu ka shprehur habinë e saj lidhur me pretendimin se deputetët nuk janë konsultuar për emrin e kandidatit.

“Ajo që unë nuk e kuptoj është që deputetët e LDK-së thonë se neve nuk na kanë konsultuar për emrin e tij”, tha ajo.

haxhiumarrëveshjenende

Të ngjashme

Haxhiu: Nëse lirohen krerët e UÇK-së, do të ketë pritje institucionale

Haxhiu: Nëse lirohen krerët e UÇK-së, do të ketë pritje institucionale

21:36
Propozimi që Thaçi të bëhet sërish president, Haxhiu: Nuk i bën nder vetëm dëm

Propozimi që Thaçi të bëhet sërish president, Haxhiu: Nuk i bën nder vetëm dëm

21:27
Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi

Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi

21:02
Tahiri për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Nuk na intereson sepse nuk kanë pyetur – Ne qëndrojmë mbi gjashtë pikat tonë

Tahiri për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Nuk na intereson sepse nuk kanë pyetur – Ne qëndrojmë mbi gjashtë pikat tonë

17:08

Më shumë nga Lajme

  • 21:21“Ora e Pritjes” për çlirimtarë për herë të parë në Evropë, nis numërimin në Dusseldorf
  • 21:19Durmishi: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, por nëse doni, nuk ka problem
  • 21:16“Fryma e Presidentit Rugova”, mesazhi i shkurtër i Kujtim Shalës pasi kundërshtoi kandidaturën e Bekim Sejdiut
  • 21:13Më 6 shtator mbahet akademi përkujtimore në 23-vjetorin e vrasjes së heroit Hajdar Ahmeti
  • 21:02Përshkallzon protesta në Tiranë, protestuesit kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë!