Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu: Nëse s’ka reflektim, e vetmja zgjidhje mund të jenë zgjedhjet

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 10:45
Haxhiu: Nëse s’ka reflektim, e vetmja zgjidhje mund të jenë zgjedhjet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila vazhdon ta mbajë edhe pozitën e ministres së Drejtësisë, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme që të mos ndërmerret asnjë veprim pas përfundimit të afatit deri me datën 8 gusht.

Sipas Haxhiut, Gjykata ka marrë masën e përkohshme “ex-officio”, dhe jo pse ia kanë kërkuar LDK dhe PDK.

“Gjykata ka thënë se kuvendi duhet të konstitohet brenda 30 ditëve. Është normale që në këto rrethana ku nesër kemi ditën e fundit, Kushtetuesja të marrë masë të përkohshme ex officio dhe jo pse ia ka kërkuar LDK dhe PDK”, ka thënë Haxhiu.

Kandidatja për kryetare të Kuvendit e cila s’po arrin të zgjidhet as pasi kanë kaluar 50 seanca, ka paralajmëruar se brenda këtyre pak orëve që kanë mbetur deri në përfundim të afatit 30 ditor, mund të mbahen disa seanca.

Haxhiu ka thënë se nëse s’do të ketë reflektim, atëherë zgjedhjet e reja duken si zgjidhja e vetme në këto rrethana.

“Ne na kanë mbetur pak orë, kjo s’do të thotë që s’do të ketë seancë prapë sot, ose nesër. Në rrethana të tilla duhet reflektim nga deputetët. Sot bëhen 43 herë prej kur opozita nuk ka marrë fare pjesë në votim. Është e rëndësishme që të mos lejojmë rrethanë që të shkohet në zgjedhje. Nëse s’ka reflektim, në raport me analizën kushtetuese, e vetmja zgjidhje mund të jenë zgjedhjet”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 21:22Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
  • 20:50Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
  • 20:44Serbia po digjet – BE i dërgon helikopterët
  • 20:29Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
  • 20:18Vjen reagimi nga deputeti i Vetëvendosjes pasi Haradinaj tha se Thaçi duhet të bëhet president i vendit