Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu: Ne kishim kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e Laban në 2018-ën, ishte cilësuar ndërhyrje

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 11:11
Haxhiu: Ne kishim kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e Laban në 2018-ën, ishte cilësuar ndërhyrje

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i kishte drejtuar në vitin 2018 një kërkesë zyrtare ish-Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, për nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtarit Radomir Laban .

Presidentja Vjosa Osmani tha dje se Laban përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe e tërheqi kërkesën e saj në Kushtetuese rreth ngërçit, pasi ai u caktua gjyqtar raportues i lëndës.

Haxhiu ka thënë se kërkesa e tyre ishte cilësuar si ndërhyrje në pavarësinë e gjyqtarëve.

“Kur në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij.

Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte “ndërhyrje në pavarësinë e tyre””, ka shkruar Haxhiu.

Më shumë nga Lajme

  • 18:28Incidenti i sotëm pas protestës në shesh, flet veterani i UÇK-së që i doli në mbrojtje Aida Dërgutit
  • 18:26Hoxhaj: Vendimi i Speciales e goditi Kosovën në kurriz
  • 18:24Djali i Kadri Veselit dhe ai i Flora Brovinës i japin forcë njëri-tjetrit gjatë ceremonisë së varrimit të mjekes e veprimtares shqiptare
  • 17:38Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme
  • 17:06Çitaku: Revoltën në Kosovë po e udhëheqin të rinjtë, “fëmijët e lirisë”