Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Haxhiu: Kushtetuta e Kaçanikut, rruga drejt pavarësisë

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 11:03
Haxhiu: Kushtetuta e Kaçanikut, rruga drejt pavarësisë

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 7 shtatorin, datën kur më 1990 delegatët e Kuvendit të Kosovës miratuan Kushtetutën e Kaçanikut.

Haxhiu ka theksuar se Kushtetuta u miratua në rrethana të represionit dhe përndjekjes politike, duke e cilësuar atë si një akt që i dha bazë kushtetuese vullnetit të shprehur më 2 korrik për Kosovën Republikë.

“Më 7 shtator 1990, në rrethana të rënda represioni dhe përndjekjeje politike, delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në Kaçanik dhe miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, duke i dhënë bazë kushtetuese vullnetit të shprehur më 2 korrik për Kosovën Republikë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se miratimi i Kushtetutës ishte përgjigje ndaj përpjekjeve të Serbisë për të rrënuar autonominë e Kosovës dhe për të shtypur vullnetin politik të qytetarëve.

“Teksa Serbia po rrënonte autonominë e Kosovës, po shuante institucionet e saj dhe po përpiqej ta nënshtronte me dhunë vullnetin politik të qytetarëve, Kushtetuta e Kaçanikut ishte përgjigjja e një populli që nuk pranonte të hiqte dorë nga e drejta për të vendosur vetë për fatin e tij”, është shprehur ajo.

Sipas Haxhiut, rëndësia e këtij dokumenti shkon përtej tekstit juridik të miratuar më 7 shtator 1990.

“Pikërisht për këtë, rëndësia e saj shkon përtej tekstit juridik që u miratua atë ditë. Ajo dëshmon se edhe në kushtet e pushtimit dhe të represionit, Kosova kishte njerëzit, dijen dhe vullnetin për t’i dhënë formë juridike përcaktimit të saj politik”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar edhe punën e juristëve dhe guximin e delegatëve që morën pjesë në miratimin e Kushtetutës.

“Në hartimin e saj qëndron puna e juristëve që, në kushte të jashtëzakonshme, ndërtuan një rend kushtetues mbi vullnetin e qytetarëve të Kosovës, ndërsa në votën e delegatëve qëndron guximi i një brezi që mori mbi vete përgjegjësinë për t’i dhënë kërkesës për Republikë formën e një akti kushtetues”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka rikujtuar më tej rrugëtimin politik të Kosovës, nga Deklarata e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Kaçanikut, deri te çlirimi dhe shpallja e pavarësisë.

“Rruga që nisi me Deklaratën e 2 korrikut dhe mori trajtë kushtetuese më 7 shtator vazhdoi përmes rezistencës së qytetarëve të Kosovës, luftës çlirimtare dhe sakrificës së shumë brezave, deri te çlirimi i vendit dhe shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008”, ka shkruar Haxhiu.

Në përfundim, ushtruesja e detyrës së Presidentit ka thënë se në këtë përvjetor duhet të nderohen të gjithë ata që kontribuuan në mbajtjen gjallë të kërkesës për Republikë.

“Sot, në përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, nderojmë hartuesit e saj, delegatët që e miratuan dhe të gjithë ata që në vitet më të vështira e mbajtën të gjallë kërkesën për Republikë”, ka deklaruar ajo.

“Ajo që më 7 shtator 1990 mori formë kushtetuese ishte një përcaktim politik që historia e Kosovës do ta çonte përpara deri në pavarësi dhe shtetësi”, ka përfunduar Haxhiu.

haxhiukaçanikutkushtetuta

Të ngjashme

Haxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian

Haxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian

16:59

Më shumë nga Lajme

  • 08:57Me një komplet vezë, disa protestues arrijnë para qeverisë
  • 08:51Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn mbahet sot edhe në Pejë
  • 08:21Edi Rama do dialog, përsërit thirrjen për studentët
  • 08:09Protestë para Qeverisë në kohën kur Sveçla e Gërvalla flasin për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet dorëheqja e tyre
  • 08:07E dhimbshme: Vdes vëllai i aktorit Agan Asllani, u aksidentua me motoçikletë