Në shënimin e Ditës së Evropës, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ritheksuar orientimin e palëkundur evropian të Kosovës, duke deklaruar se vendi është “evropian në histori, në kulturë dhe në orientimin e saj politik”.
Haxhiu ka vlerësuar se rruga drejt Bashkimit Evropian po dëshmohet përmes forcimit të institucioneve, rritjes së mirëqenies sociale dhe shtrirjes së rendit e sovranitetit në të gjithë territorin e vendit.
“Sot, kjo matet me pagë minimale të rritur, me më shumë mbështetje për familjet, me mundësi për të rinjtë dhe me shtet që ushtron sovranitet e rend në çdo cep të territorit të saj”, ka theksuar ajo.
