Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kanë bërë homazhe te busti i heroit Besim Ndrecaj.
Kështu ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një postimi në Facebook. “Unë e bëra timën, liria fitohet vetëm me gjak dhe me grykë të pushkës” – Besim Ndrecaj, 1995!
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Besim Ndrecaj!”, ka shkruar Hoti.
