Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për kandidatin për president, Bekim Sejdiun.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar dakordimin si një hap shumë të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve”.

"Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës", shkroi Haxhiu në Facebook.