Ish-deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas fyerjeve dhe akuzave të publikuara ndaj tij dhe familjes së tij në rrjetet sociale.
Në një postim në Facebook, Avdyli tha se është sulmuar me sharje, fyerje e kërcënime, ndërsa theksoi se prekja e figurës së babait të tij të ndjerë ka kaluar çdo kufi, shkruan Demos.
Ish-deputeti kujtoi angazhimin e tij politik ndër vite dhe mbështetjen që i kishte dhënë Lëvizja Vetëvendosje, duke akuzuar militantë të lidhur me partinë për gjuhë linçuese ndaj tij.
Ai deklaroi se do të vazhdojë aktivitetin politik për ta mbajtur larg pushtetit këtë frymë politike.
Postimi i plotë:
Erdhi dita…
Albin Baba, me na sha gjenezën familjare, babën tim të ndjerë me na shpallë spiun, e mua bir UDBashi, bir shkjau.
Këto ditë, janë qindra postime e mesazhe që kam marr privat e publik, sharje, fyerje e kercenime.
Po as që më bëjnë pershtypje, e as që doja ti bëja publike këto marrëzi militanteske.
Por tash më keni prek në plagën që nuk ua lejoj.
Me keni prek në BACËN DAN.
Edhe pse kurrë më jetë skam qenë anëtar i VV–së, kam ndihmuar fitoren e VV në Prizren 2017, skam votuar rrezimin e Qeverisë Kurti 1, ne vitin 2020, kam ndihmuar me mish e shpirt 3 fitore të zgjedhjeve duke dal ndër më të votuarit, e kam qendruar besnik në votë deri ne fund dhe ja ku arriti mjerimi i një organizate.
Për ata që e njohën edhe ia dinë virtytet, por për ju që se keni njohur Baci Dan, baba im i ndjerë që ka shumë vite që ka vdekur, patriot per aq sa iu ka dhënë mundesia, i cili tërë jetën ka punuar nga 12 orë punë më të rënda nga viti 1960-2000,vetëm që 5 fëmijët e tij të shkollohen e të kenë një kulm mbi kokë, duke luftuar tërë jetën per plotesimin e nevojave tona eksistenciale dhe edukim sa më të mir atdhetar e pune.
