Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hati hap kuletën, gati të financojë protestuesit në Shqipëri

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 20:06
Hati hap kuletën, gati të financojë protestuesit në Shqipëri

Në mesin e protestave që po zhvillohen në Shqipëri, influencerja e njohur Hati ka bërë një reagim publik, duke shprehur mbështetjen e saj për studentët dhe qytetarët që kanë dalë në rrugë.

Menjëherë pas kthimit nga pushimet, ajo ka publikuar një video, përmes së cilës ka njoftuar se është e gatshme të ofrojë edhe ndihmë financiare për protestuesit.

“Njerëz, unë sapo kam ardhur në Shqipëri nga pushimet. Fjalë për fjalë jam futur në shtëpi, është ora 7:00 e pasdites dhe po e bëj këtë video për t’ju treguar që jam me ju”, është shprehur ajo.

Por Hati nuk është mjaftuar vetëm me një mesazh solidariteti.

Influencerja ka deklaruar se është e gatshme të mbulojë financiarisht nevojat e protestuesve dhe studentëve, përfshirë sigurimin e mjeteve të nevojshme për mbrojtjen e tyre gjatë protestave.

“Jam me ju, t’i ndihmoj financiarisht të gjithë protestuesit dhe studentët për të marrë të gjitha mjetet e nevojshme për t’u mbrojtur dhe për të mbështetur protestën. Ju lutem, kontaktoni për çdo nevojë që mund të keni, jam e gatshme të ndihmoj”, ka deklaruar Hati.

Reagimi i saj vjen në ditën e pestë të protestave në Shqipëri, të cilat kanë nisur nga pakënaqësitë e studentëve për kushtet në arsim dhe mundësitë e punësimit, ndërsa janë shndërruar në protesta më të gjera kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ditët e fundit janë regjistruar edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa situata në kryeqytetin shqiptar vazhdon të jetë e tensionuar.

Deri tani, Hati ka shprehur publikisht gatishmërinë për ndihmë financiare, por nuk dihet nëse ka nisur tashmë ofrimin e saj.  /Prive By LS

hatishqipëriprotestuesit

Të ngjashme

Protesta në Shqipëri, reagon ashpër Arbana Osmani

Protesta në Shqipëri, reagon ashpër Arbana Osmani

19:53
Situata në Shqipëri, Ghetto Geasy reagon me një vendim

Situata në Shqipëri, Ghetto Geasy reagon me një vendim

19:28
Sulmohet përsëri Ambasada e Vatikanit në Tiranë, protestuesit i vënë flakën kabinës së rojës

Sulmohet përsëri Ambasada e Vatikanit në Tiranë, protestuesit i vënë flakën kabinës së rojës

18:18
Protestuesit e fusin një veturë në mes të sheshit “Dëshmorët e Kombit” dhe i vënë flakën

Protestuesit e fusin një veturë në mes të sheshit “Dëshmorët e Kombit” dhe i vënë flakën

17:10

Më shumë nga Lajme

  • 20:40Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
  • 20:15Thirret protestë kundër Albin Kurtit
  • 20:14Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters
  • 20:08“Më mirë mos të kishe folur fare”, ndjekësit shpërthejnë ndaj Arbanës pas reagimit për protestat
  • 20:05Përshkallëzim dramatik i protesave: Përplasje e vazhdueshme mes policisë dhe protestueve