Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova nga brenda e ndarë si shoqëri dhe nga jashtë e izoluar nga Perëndim

GD
Gazeta Demos14 maj 2026 në 22:59
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova nga brenda e ndarë si shoqëri dhe nga jashtë e izoluar nga Perëndim

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,në intervistën ekskluzive në “Adresa ” me Arben Ahmetin në Kanal 10, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një situatë paradoksale politike dhe ndërkombëtare, duke u përballur me ndarje të brendshme shoqërore dhe izolim nga aleatët perëndimorë.

Sipas tij, vendi nuk po ecën në drejtimin që qytetarët e dëshirojnë.

“Kosova nga brenda e ndarë si shoqëri dhe nga jashtë e izoluar nga Perëndimi. Nuk është ajo që duam ta shohim”, ka thënë Thaçi.

Ai ka treguar edhe një bisedë me një diplomat ndërkombëtar në qendrën e paraburgimit, i cili, sipas tij, e kishte cilësuar Kosovën si një “rast unik” në Evropë.

“Do të jeni shembull për studim”, më tha një miku im diplomat ndërkombëtar, i cili më pyeti: si është e mundur që qytetarët kosovarë të jenë më pro-amerikanët në botë dhe më pro-evropianët në Evropë, ndërsa shteti i tyre të jetë i sanksionuar nga SHBA-të dhe BE-ja?”, ka rrëfyer Thaçi.

Sipas tij, diplomati kishte theksuar se një fenomen i tillë nuk është parë në Evropë në dekadat e fundit.

Thaçi ka rikujtuar gjithashtu edhe një bisedë me ish-emisarin amerikan Richard Holbrooke gjatë verës së vitit 1999 në Prishtinë, pas takimeve të tij me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë kosovare.

“Hashim, më trego pse njerëzit po duken aq të befasuar, të papërgatitur dhe të hutuar me lirinë e fituar?”, citohet të ketë pyetur Holbrooke.

Thaçi ka thënë se në atë moment nuk mundi t’i jepte përgjigjen e plotë që mendonte, për shkak të rrethanave të bisedës.

Më vonë, sipas tij, ai i kishte shpjeguar se një nga arsyet kryesore ishte mungesa e përvojës historike me lirinë.

“Arsyeja kryesore është se kurrë si popull nuk kemi jetuar të lirë… kemi jetuar me frikë, të pushtuar, por duke protestuar… kemi arritur çlirimin fizik, por jo lirinë psikologjike”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se Kosova po kalon një periudhë përshtatjeje me realitetin e ri, pas dekadash nën shtypje, duke theksuar se “nuk do të ketë kthim prapa”.

Hashim Thaci

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë