Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka deklaruar se vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sipas tij, është kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetit të Kosovës dhe luftës së popullit.

Sipas Hasanit, protesta e sotme gjithëpopullore tregoi solidaritet, mbështetje dhe një mohim që në emër të popullit të Kosovës të gjykohet lufta e vendit

“Unë shpresoj që protestat e vazhdueshme ta prekin ndërgjegjen ndërkombëtare, dhe do ta vlerësojnë se aktgjykimi ka qenë i padrejtë, tendencioz dhe i paramenduar nga Gjykata Speciale me mbështetjen e Serbisë”, tha Hasani