Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hasani për vendimin e Kushtetueses: E drejta e vetos për serbët, një marrëzi në retorikën e VV-së

GD
Gazeta Demos1 tetor 2025 në 07:52
Hasani për vendimin e Kushtetueses: E drejta e vetos për serbët, një marrëzi në retorikën e VV-së

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar interpretimet që po i bëhen vendimit të fundit të Kushtetueses lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kritikuar ata që thonë se ky vendim i jep deputetëve të komunitetit serb “veto absolute” në Kuvend, duke e quajtur këtë interpretim të pasaktë.

“E drejta e vetos ka qenë një marrëzi që është krijuar këtu, në retorikën e pushtetit të deridjeshëm”, ka thënë Hasani.

Ai shtoi se Kushtetuesja ka thënë qartë se seanca konstituive nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, por kjo nuk nënkupton asnjë veto të veçantë për ta.

“E drejta e vetos mund të thuhet që ekziston, është te amendamentet kushtetuese. E dyta, është te ligjet e veçanta për të drejtat e veçanta e komuniteteve. Edhe aty është ndërruar kushtetuta, shumica absolute.. dhe nuk ka tjetër, kjo është e qartë si loti. Ju e dini se ushtria e Kosovës është formuar me ligje. Dhe sot është formuar pa një amendament kushtetues… dhe jeni në proces të formimit. Sepse është rregull juridik, se nuk mund të përfitosh nga gjendja jokushtetuese dhe joligjore që ti e krijon vetë. As serbët lokale as shqiptarët nuk mund ta krijojnë gjendjen jokushteteuese, dhe pastaj të thonë unë kam drejta absolute, këtë që po thuhet veto. Çështja ka shkuar në Kushtetuese, për të njëjtat arsye që është zvarritur konstituimi i Kuvendit deri te zgjedhja e Dimal Bashës. Qysh e kanë gjetur zgjidhjen për Dimal Bashën edhe këtu duhet ta gjejnë, duhet ta votojnë. E sikur serbët lokal, që e pa prerogativën si e ka edhe partia shumicë e propozimit dhe nuk e bën fare, ajo është temë tjetër”, ka deklaruar Hasani në RTV Dukagjini.

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut