Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se vendi është futur në një krizë serioze buxhetore si pasojë e, siç tha ai, keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti.
Hasani theksoi se përgjegjësia bie mbi ekzekutivin dhe kryeministrin në detyrë.
Hasani u shpreh se opozita nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi për mosvotimin e buxhetit, pasi Qeveria Kurti e ka sjellë vendin në këtë situatë.
“Qeveria Kurti me kryeministrin e saj pretendon se ne jemi të detyruar t’ia votojmë buxhetin. Ne nuk morëm pjesë sepse procesi ishte i padrejtë dhe joligjor. Nuk mund të miratohet buxheti kur nuk ka qeveri funksionale. Ne nuk dinim as kush ishte opozita e kush pozita për 46 orë në seancë, kanë thënë: ‘Ju po e bllokoni Kuvendin’, sepse ai i ka djegur të gjithë kandidatët,” u shpreh Hasani në Tëvë1.
