Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hasani e çon në Polici kreun e Këshillit të Etikës së UP-së, e akuzon se falsifikoi procesverbalin ku u mor vendimi për vërejtjen me shkrim

GD
Gazeta Demos18 korrik 2025 në 18:15
Hasani e çon në Polici kreun e Këshillit të Etikës së UP-së, e akuzon se falsifikoi procesverbalin ku u mor vendimi për vërejtjen me shkrim

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, profesori universitar, Enver Hasani, ka thënë në një intervistë për KP se ka bërë kallëzim penal në polici ndaj kryetarit të Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës, Flamur Hysenit.

Hasani thotë se Hyseni e ka falsifikuar procesverbalin e mbledhjes së Këshillit të Etikës dhe e ka shkruar vendimin bashkë me një kolege tjetër, ashtu siç kanë dashur vetë, meqë një nga anëtarët e ka lëshuar mbledhjen dhe dy të tjerë kanë kundërshtuar,

“Sot kam bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Këshillit të Etikës, Flamur Hysenit. Thash në polici që është aktivitet i strukturuar kriminal i katër pesë vetave”, ka thënë Hasani.

“ Flamuri i ka falsifiku procesverbalin e Këshillit të Etikës, e ka shkru një vendim qysh ka dashtë vet, pa i pasë 5 vet. Njëri ka dalë jashtë se ka pas konflikt interesi, dy të tjerë e kanë kontestu, e flamuri bashkë me asistenten e z. Puka e kanë shkru sic kanë dashtë vendimin, që është i njëjtë siç a ka bërë Eset Morina”, ka thënë Hasani.

Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që profesorit të Fakultetit Juridik, Enver Hasani, t’i shqiptojë vërejtje me shkrim dhe mohim të përfshirjes në mentorim në të gjitha nivelet për një vit vijues. Vendimi finla i përket Senatit lidhur me këtë.

Më shumë nga Lajme

  • 20:56Pas 27 vitesh pritjeje e ankthi, identifikohet Salih Mëziu, një nga 10 të zhdukurit e familjes nga Marina e Skenderajt
  • 20:49Kërkesa për dorëheqjen e Gërvallës, reagon për herë të parë partia Guxo
  • 20:11​Pandeli Majko pas vendimit në Hagë për drejtuesit e UÇK-së: Ku gabuam?
  • 19:53“EULEX-i e ka ditur dhe e ka fshehur” – Artan Behrami ashpër pas identifikimit të tre viktimave të “Grupit të Intelektualëve”
  • 19:29Jarinje: Policia arreston dy serbë, kishin thika e bluza me simbole nacionaliste në veturë