Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hargreaves: Procesi i zbardhjes së fatit të të zhdukurve ka vite që ka ngecur

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 15:53
Hargreaves: Procesi i zbardhjes së fatit të të zhdukurve ka vite që ka ngecur

Procesi drejt kuptimit të fatit të të zhdukurve ka vite e muaj që ka ngecur, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, ai tha se “duhet të bëhet më shumë menjëherë”. Në konferencën e organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ambasada Britanike me temën “Ndërtimi i Urave: Avancimi i Pajtimit, Dialogut dhe Zërit Qytetas – Çfarë kemi mësuar”, është nderuar Bajram Qerkinaj, i cili ishte zëri i të gjithë familjarëve të të pagjeturve.

Hargreaves tha se mbetën të përkushtuar për të ndihmuar Kosovën.

Ai ka kujtuar Bajram Qerkinaj, për të cilin tha se vdiq pa arritur të sigurojë informacione për djalin e tij.

Edhe Marta Gazideda e cila është menaxhere e programit për qeverisje dhe paqe në UNDP ka kujtuar Qerkinaj, duke thënë se duhet të vazhdohet kërkesa për drejtësi.

Edhe Nuno Queiros, i cili është përfaqësues i përhershëm i UNDP Kosova tha se trashëgimia e konfliktit vazhdon të hedh “një hije të gjatë për më shume se dy dekada”.

Krerët institucional gjatë ditës kanë kërkuar edhe një herë që Serbia të hapë arkivat shtetërore, që sipas tyre, do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të të pagjeturve./KP/.

Më shumë nga Lajme

  • 12:57KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve
  • 12:04Senatorja amerikane: Zhvillimet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri
  • 11:32Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës
  • 11:10I mbështjellur në pakon e qumështit, SHKK parandalon futjen e një pakoje me narkotikë në Burgun e Dubravës
  • 11:08Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për narkotikë