Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për çështjen e presidentit

GD
Gazeta Demos12 shkurt 2026 në 22:46
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për çështjen e presidentit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sërish nëse do të jetë kandidat për president të vendit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Haradinaj tha se ai nuk është kandidat për këtë post, dhe as nuk ka bazë kandiduese.

“Unë mendoj se nëse opozita po të mundte ta qiste një kandidat të vetin, ose mua, ose cilindo prej kryetarëve të partive, një figurë, e me mbledh votën, do ta bënim një balancë të pushtetit. Unë nuk jam kandidat sepse nuk kam as bazë kandiduese, sepse duhen 30 nënshkrime”, tha ai në Klan Kosova.

Pos tjerash, i pari i AAK-së tha se për çështjen e presidentit i ka dërguar letër për bashkëpunim kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Megjithatë, sipas tij, nuk ka marrë ndonjë qartësi nga ky ofrim bashkëpunimi nga ana e tij.

“Jam ofruar për bashkëpunim me gjet zgjidhjen në këtë çështje. Iu kam shkruar letër edhe zotëri Hamzës edhe zotëri Abdixhikut që të ulemi dhe të diskutojmë, që mos me ardh dita e zgjedhjeve dhe ne mos me ditë e mos me pas një plan. Me thënë të drejtën nuk kemi ardhur në një qartësi në këtë temë”, u shpreh Haradinaj.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 16:05Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së
  • 16:02Shqiptarët, ende të lidhur fort me familjen – 24,6% takohen çdo ditë
  • 16:01I kërkoi 50 mijë euro duke e kërcënuar me publikimin e fotografive, arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren
  • 15:55Interesim i jashtëzakonshëm për ta parë në sallë shpalljen e aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
  • 15:54Kërkoheshin për drogë, dy persona ekstradohen drejt Kosovës nga Hungaria dhe Gjermania