Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Kushtrimin dhe Aurorën për martesën e tyre.
Haradinaj ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën, kanë marrë pjesë në gazmendin e çiftit, ku ishin të pranishëm shumë miq nga Kosova dhe diaspora.
“Një kapitull i bukur po fillon për Kushtrimin dhe Aurorën, duke i hapur rrugë shumë momenteve e mundësive që do t’i përjetojnë së bashku”, ka shkruar Haradinaj.




