Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kanë zhvilluar diskutim lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si dhe për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon.

“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, dhe gjithashtu partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha”.

“Mirënjohës për angazhimin e Zotëri Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës”, ka thënë Haradinaj.