Ish-kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka nisur as mbledhjen e nënshkrimeve për të shpallur kandidaturën për president.

Tutje, shtoi se nëse deputetët e vlerësojnë, do ta shqyrtoj.

“Nuk jam kandidat për president, nëse një grup i deputetëve, fillimisht 30 e pastaj më shumë e vlerësojnë që jam kandidat i duhur, e shqyrtoj, nuk është që i iki përgjegjësisë”, tha Haradinaj.