Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Rryma e shtrenjtë po i dëmton bizneset, pa kushte nuk ka prodhim e eksport

GD
Gazeta Demos21 maj 2026 në 17:24
Haradinaj: Rryma e shtrenjtë po i dëmton bizneset, pa kushte nuk ka prodhim e eksport

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e një biznesi në vend nga familjet Rexhepaj dhe Mehmetaj, të cilat, sipas tij, pas viteve të mërgimit në Zvicër janë kthyer për të investuar në Kosovë, duke ndërtuar një kompani moderne që eksporton 100% në tregjet evropiane.

Haradinaj ka theksuar se ky është shembull i qartë se si puna dhe vizioni mund ta bëjnë Kosovën konkurruese në Evropë, duke nisur nga një hapësirë e vogël me qira e deri te një fabrikë me kapacitete të avancuara prodhuese.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se bizneset vendore po përballen me një barrë të rëndë për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike, çka po ua vështirëson ndjeshëm konkurrencën me vendet fqinje dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese. Sipas tij, nuk mund të kërkohet më shumë prodhim, eksport dhe vende pune pa krijuar kushte të favorshme për investitorët.

Ai ka shtuar se “në qeverisjen e ardhshme prioritet do të jetë ndërtimi i termocentralit të ri dhe realizimi i gazsjellësit amerikan, si masa që do të garantojnë energji stabile dhe me çmim më të ulët për bizneset në Kosovë”.

Më shumë nga Lajme

  • 12:39Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë
  • 12:17Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit e Hereqit, sakrifica e tyre është themeli i lirisë
  • 11:43Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
  • 11:25MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd: Qëndrojmë fort para sovranitetit të saj
  • 11:08Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton incidentin në Kuvend: Deputetja opozitare gjuan me vezë Albin Kurtin