Nasim Haradinaj veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se kërcënimi dhe fryrjet ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga prokurori në Hagë është kambanë alarmi.
Ai duke folur për deklaratën që ka dhënë ish-presidenti Thaçi se nga punëtori i sigurimit në Hagë që u bë prokuror kanë pasur ofendime dhe cenim fizik, ka thënë se sikur nuk do të ishte diçka e madhe, presidenti nuk do të kishte folur.
“Është kambanë alarmi edhe pse nuk e para, por shpresoj që të jetë e fundit që duhet të vihet në veshin e njerëzve kompetentë që nga presidentja deri te krejt aparati shtetëror dhe populli që nuk ka si të bindet ndryshe që atje vetëm drejtësi nuk ka. Është një shkelje flagrante e të drejtave e të gjykuarave. Kur e thotë presidenti kjo do të thotë se ka ndodh diçka e madhe”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.
