Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj përgëzon kryetarët e rinj, dënon heqjen e simboleve të Kosovës në veri

GD
Gazeta Demos10 dhjetor 2025 në 16:12
Haradinaj përgëzon kryetarët e rinj, dënon heqjen e simboleve të Kosovës në veri

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas betimit të kryetarëve të komunave, duke përgëzuar të gjithë ata që kanë marrë detyrën, me theks të veçantë pesë kryetarët nga radhët e AAK-së. Ai i inkurajoi ata që të vazhdojnë punën në interes të qytetarëve dhe në përputhje me ligjin e Kushtetutën e vendit.

Haradinaj ka shprehur indinjatën e tij ndaj kryetarëve të Listës Serbe në komunat veriore, të cilët, sipas tij, kanë hequr simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes.

Ai kërkoi që këto simbole të rikthehen urgjentisht “në vendin që u takon”, ndërsa u bëri thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojnë ndikimin e tyre për t’u siguruar që kryetarët nga komuniteti serb të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të punojnë në harmoni me to.

“I përgëzoj të gjithë kryetarët e komunave që kanë dhënë betimin, me theks të veçantë 5 kryetarët prej radhëve të AAK dhe i inkurajoj të vazhdojnë punën e tyre në interes të qytetarëve dhe gjithmonë në përputhje me ligjin e Kushtetutën.

Njëkohësisht jam tejet i indinjuar që kryetarët e Listës serbe në komunat veriore, i kanë hequr simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes dhe kërkoj që urgjentisht t’i rikthejnë në vendin që u takon. Po ashtu, edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, BE dhe ShBA, që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kryetarët e komunave nga komuniteti serb ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të punojnë në harmoni me to!”, shkroi ai.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 14:43Vrasja e turistit në Ksamil: Shoqërohen 38 persona, ndalohet një oficer policie
  • 14:42Austria ndalon shaminë për vajzat nën 14 vjeç
  • 14:41Regjistrohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni
  • 14:29KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim
  • 14:23Çështja e presidentit/ Kurti dhe Abdixhiku takohen pasdite