Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj nga Lybeniqi i Pejës: Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri

GD
Gazeta Demos1 prill 2026 në 13:09
Haradinaj nga Lybeniqi i Pejës: Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit në Pejë, një nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe afër pllakës përkujtimore në shtëpinë e Ahmet Ukshinaj, transmeton KlanKosova.

Haradinaj në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se asnjëherë nuk do të harrohen njerëzit të cilët kanë rënë për liri.

Postimi i plotë:

Lybeniqi u masakrua më 25 maj 1998, ndërsa java e parë e prillit 1999 ishte kobshme për këtë fshat dhe zonën përreth. Shteti serb ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur nga Lybeniqi, Buçani, Rashiqi, Loxha, Kosuriqi dhe Prilepi. Sot ndamë dhimbjen me familjarët, si dhe zbuluam pllakën përkujtimore në shtëpinë e Ahmet Ukshinaj, të cilit pata nderin t’i ndaj dekoratën “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet” për angazhimin në çështjen kombëtare. Në vitet 90-ta kulla e tij ka qenë një prej bazave më të sigurta dhe më të rëndësishme të UÇK-së, çerdhe e shumë luftëtarëve të orëve të para.

Me përulje kujtojmë edhe martirizimin e dhjetëra vëllezërve e motrave tona në Gjakovë, familjen e Januz Canës që u shua pa pasardhës, si dhe të rënët në shtëpinë e familjes Vejsa dhe në pjesë të tjera të qytetit.

Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre u bënë mburojë e kësaj toke.

Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri

Më shumë nga Lajme

  • 23:18Diell, vapë dhe reshje shiu – kështu do të jetë moti gjatë fundjavës
  • 23:08Ish- Ministri Mehaj publikon një fotografi me Mbretin e ndjerë Harald: Kam shërbyer 20 vjet nën komandën tënde…
  • 23:07Të paktën 10 mbetje kockore të gjetura në Zubin Potok janë dërguar në Hagë, IML i pret shpejt rezultatet
  • 23:02Policia realizon dy ekstradime: Një person dërgohet në Shqipëri, një tjetër kthehet nga Zvicra në Kosovë
  • 22:57Luan Krasniqi për autobiografinë e Shpëtim Alajt: Historia jote është krenari për familjen, miqtë dhe për të gjithë ne shqiptarët