Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Nëse ka dashtë Kurti me mund Listën Serbe, sot e kish bërë me Konjufcën, Sarandën edhe me Shqipen

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 21:30
Haradinaj: Nëse ka dashtë Kurti me mund Listën Serbe, sot e kish bërë me Konjufcën, Sarandën edhe me Shqipen

Seanca e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përfundoi pa zgjedhjen e kryeparlamentares.

Kandidatet e propozuara, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, dështuan të marrin shumicën e nevojshme. Pas këtij dështimi, seanca është shtyrë për 22 gusht.

Në lidhje me zhvillimet e ditës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka pasur për qëllim gjetjen e një kandidati unifikues.

“Së pari kandidaturat, që u propozua edhe zonja Gërvalla, nuk mendoj që është qëllimi me ardh deri të një kandidat unifikues. Se po të ishte ai qëllim, do të kishim pas edhe kandidatura tjera sot. Më shumë VV-ja e paralajmëroi një strategji të konsumimit të këtij 30 ditshi. Që do të vjen kohë pas kohe me kandidatura që janë përjashtuese. Nëse dëshriojnë të arrijnë të një kandidaturë unifikuese, jemi të hapur dhe nuk ka nevojë për ta ndërpre seancën”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

Ai përmendi edhe disa emra, që sipas tij, nëse do të propozoheshin do t’i merrnin votat.

“Në nuk kemi asnjë marrëveshje, marrëdhënie me Listën Serbe. Nëse ka dashtë Kurti dhe VV-ja me mund Listën Serbe sot, e kish mund menjëherë me Glauk Konjufcën, se ish zgjedh kryetari i Kuvendit. I kish mund me Sarandën dhe me Shqipen…”, ka thënë Haradinaj.

Më shumë nga Lajme

  • 20:57Kujtim Shala: Njerëzit e lirë, përcaktues të rrugës së përjetshme të LDK-së
  • 20:48Arian Tahiri takon Ali Ahmetin në Tetovë: E ardhmja na bashkon
  • 20:27Takimi me Çekun iu jep shpresë sindikalistëve të arsimit, Jashari: Nagavci nuk pranonte fare dialog, deri tash kemi qasje tjetër të ministrit
  • 20:26Rama: Sonte në Taranto, e marrim flamurin e Lojërave Mesdhetare për ta sjellë në Prishtinë
  • 20:03”S’di qysh me jetu pa ty”, motra e Laurentit prek me fjalët