Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Nëse do opozita, deri nesër në ora 12 e bëjmë qeverinë

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 21:46
Haradinaj: Nëse do opozita, deri nesër në ora 12 e bëjmë qeverinë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar situatën e krijuar pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, për formimin e qeverisë së re, duke thënë se tashmë roli i presidentes Vjosa Osmani është i qartë, nëse nuk ka shumicë të re parlamentare, ajo duhet ta çojë vendin në zgjedhje.

Duke folur në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se për momentin ekziston një potencial teorik që opozita të krijojë shumicë, por që kjo kërkon një marrëveshje të qartë politike midis partive opozitare.

“Ne kemi 52 deputetë shqiptar të opozitës, që bëjnë katër më shumë se VV. Që i bie që në rast të një kontrate në mes të opozitës eksiton mundësia me i dhënë vendit qeveri”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë, ai theksoi se një marrëveshje e tillë ende nuk ekziston dhe se, në mungesë të një shumice të re, rruga e vetme kushtetuese është shpallja e zgjedhjeve.

“Kuptohet duke mos pas një kontratë të tillë të obligimeve, qëllimeve mes opozitës. Për faktin se mandati i parë dështoi, atëherë presidentja situata është mese e qartë, meqë askush nuk një shumicë të re, 61 deputetë atëherë asaj i mbetet me i shpallë zgjedhjet”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj komentoi edhe raportimet se Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur nënshkrimet e deputetëve të saj, duke sqaruar se kjo është një lëvizje taktike për të siguruar që deputetët e VV-së të mos mbështesin ndonjë kandidat eventual tjetër nga opozita.

“Kam dëgjuar që VV-ja i ka mbledh nënshkrimet por ajo është për garanci, që i njëjti deputet s’mundet të nënshkruaj për dy mandatarë. Edhe VV-ja për të pasur siguri që deputetë e saj nuk do të mbështesin ndonjë mandatar eventual nga opozita. Mirëpo nuk ka mandatar të ri nga VV-ja, nuk do të ketë. Për shkak se kushdo që kërkon mandatin duhet të dëshmojë shumicën, që të ketë 61 deputetë. Presidentja nuk e jep më mandatin në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, tash çdo mandatar i ri, duhet të ekzistojnë prova, konfirmimi i shumicës. Për shkak se ndryshe do të kërkonin shumë dhe kjo do të ishte një lloj abuzimi me kohën dhe situatën që ka vendi”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj në Debat Plus.

“Po të donte opozita deri nesër në ora 12 të ditës e bëjmë qeverinë pa listën serbe. Na më shumë kemi votë shqiptare se Kurti. Unë e garantojë votën e secilit deputet nga komuniteti”, ka deklaruar Haradinaj.

Më shumë nga Lajme

  • 20:29Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
  • 20:18Vjen reagimi nga deputeti i Vetëvendosjes pasi Haradinaj tha se Thaçi duhet të bëhet president i vendit
  • 20:08Mitrovicë: Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë
  • 20:04Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
  • 20:01Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri