Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejës së Koshares

GD
Gazeta Demos11 prill 2026 në 17:09
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejës së Koshares

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar Heroit të Kosovës, Agim Ramadanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar rolin e Katanës në luftë, duke theksuar se ai i dha vulë betejës së Koshares, së bashku me Sali Çekaj dhe Xhemajl Fetahaj.

“Në akademinë përkujtimore kushtuar Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, kujtuam dhe nderuam trimërinë e pashembullt të tij. Ai ndoqi deri në frymën e fundit betimin e tij për të mos vdekë pa luftuar! Agim Ramadani i dha vulë betejës së Kosharës, së bashku me Sali Çekaj e Xhemajl Fetahaj, duke e bërë atë unike dhe të pavdekshme”, ka shkruar Haradinaj.

Ai njëherësh, shkroi se beteja e Koshares mbetet unike dhe e pavdekshme, ndërsa janë kujtuar edhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së që, sipas tij, do të mbeten përherë në kujtesën kolektive si heronj të thyerjes së kufirit mes shqiptarëve.

Kujtojmë sot trimat e UÇK-së që, krahas komandant Katanës, do të kujtohen përherë si heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve: Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala. Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Lavdi!”, thotë i pari i AAK-së.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë