Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se strukturat e Aleancës në diasporë janë të mobilizuara për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka deklaruar se në Lorrach të rajonit Baden-Wurttemberg, në një takim me strukturat e AAK-së në këtë nëndegë, ku i pranishëm ishte edhe shefi i Shtabit Zgjedhor, Bekë Berisha, u konfirmua kandidatura e Nezir Gashit për deputet.
Haradinaj ka bërë thirrje që diaspora të vijë më 28 dhjetor dhe të votojë.
